Aksioni i opozitës/ Bardhi: Në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës qytetarët sa vijnë e varfërohen. Ky fundvit një shenjë e qartë...
Protestën e opozitës që u mbajt ditën e hënë, e organizuar si mosbindje civile duke bllokuar kryeqytetin në 5 akse, solli tensione dhe përplasje me policinë.
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte koordinatorja e deprtamenteve në PD, Silvi Bardhi, për të folur në lidhje me këtë temë dhe se sa efekt po jep kjo protestë e opozitës.
"Është një vijimësi e protestave të cilat Partia Demokratike i ka nisur me mosbindje civile. Janë një shenjë e qartë e revoltës qytetare për keq qeverisjen, për jetesën shumë të zymtë të tyre. Përgjatë këtij viti, jo vetëm këtij viti por 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, qytetarët shqiptarë sa vijnë e varfërohen. Ky fundvit është një shenjë e qartë që ne nuk kemi një festë të begatë, një festë e cila me të vërtetë duhet të na bëj që të ndjejmë qetësi, rehati apo gëzim në familjet tona, pasi gëzimi vjen brenda ambjentit familjar së pari, e më pas asaj që ne shohim në rrugë, dritat që vendosen rëndomtë në qytet apo rrugët kryesore. Ne jemi të vetëdijshëm se në familjet tona ne nuk kemi qetësi, kjo vjen për shkak të mungesës së theksuar ekonomike, duke nisur nga mungesa e të ardhurave", u shpreh Bardhi.
