U dënua nga Apeli i GJKKO/ Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

U dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga apeli i GJKKO, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj në arrati.

Ish-zyrtari i lartë nuk gjendet në banesë, SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të prokurorisë së posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.