“Urimet më të përzemërta”, Presidenti Begaj për festën e Krishtlindjes: Reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 08:35
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Letra e presidentit Begaj:
Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë,
Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!
Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.
Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara,
shëndet, paqe dhe lumturi!

