Dokumentari ''Klerikët miq të Durrësit'', Kabashi: Nisma ka nisur nga tregimet e baballarëve

Gazetari, Gëzim Kabashi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nisma për punën për dokumentarin e titulluar ‘’Klerikët miq të Durrësit’’, ka nisur pikërisht nga tregimet e baballarëve.

Kabashi: Në fakt edhe nisma për punën me këtë dokumentar ka nisur pikërisht nga tregimet e baballarëve, nga tregimet e njerëzve që janë ende gjallë dhe që i kujtojnë ato vite të cilat janë shumë të hershme.

Po flasim për gati 80 vjet më parë.

Kujtoj gjithashtu edhe një histori tjetër shqiptarësh e cila ka ndodhur 8-9 vjet më parë atëherë kur në Paris u ngritën në protestë me lider nga e gjithë bota pas aktit terrorist me 12 të vrarë gazetarë dhe policë ndaj gazetës ‘’Charli Hebdo’’.

Dhe atje Shqipëria e çuditi botën me faktin që katër drejtues të besimeve të ndryshme fetare dolën së bashku në rrugët e Parisit dhe dhanë një mesazh miqësie.

Këtë gjë e bënin shumë më parë 80-90 vjet më parë e bënin Klerikët e Durrësit të cilët së pari ishin miq me njëri tjetrin dhe pastaj drejtues.