Marubi hap dyert e ekspozitës me fotot e fotografëve amerikanë Gregory Crewdson, Jean Charles Vergne
Marubi ka hapur dyert e ekspozitës tashmë jo për veprat e shekullit të shkuar, apo fotot e pamjeve nga Shqipëria.
Gregory Crewdson, e kuruar nga Jean Charles Vergne u paraqit për artëdashësit në Shkodër përmes shkrepjeve që ai ka bërë dhe pas prezantimeve që bëri në disa shtete.
‘’Në 2023 ishte e ekspozuar në galleria di Italia të Torinos prej ku kjo ekspozitë vjen.
Një ekspozitë e cila në atë vit u ekspozua edhe në Lumër Foundation.
Një ekspozitë e cila para pak muaj ishte në muzeun e Vjenës’’.
Drejtori i muzeut, Luçjan Bedeni, shprehet se Marubi vitin e ardhshëm do të jetë present në skenën ndërkombëtare ndërsa zyrtarisht janë kandidat për t’u bërë pjesë e UNESCO…
‘’Ne jemi zyrtarisht kandidatë për tu bërë pjesë e UNESCO-s''.
Shtrirja gjeografike pritet të jetë më e madhe gjatë vitit 2025 për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”.
