Investigimi për Altin Bashën/ Aktori Besmir Bitraku: Zhgënjim. Nëse të ka ngelur ndopak dinjitet jep dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 15:57
Aktori i Teatrit Kombëtar Besmir Bitraku ka reaguar pas investigimit të emisionit Piranja për drejtorin e Teatrit Kombëtar Altin Basha.
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërsa Bitraku e ka konsideruar këtë si një zhgënjim dhe ka theksuar se Basha duhet të japë dorëheqjen nëse i ka ngelur ndopak dinjitet.
"Turp, zhgënjim, keqardhje. Nëse i ka ngel ndopak dinjitet, jep dorëheqjen," shkruan Bitraku.

