Çako: Krishtlindja është festa e dritave. Njerëzit që ishin në errësirën e padijes i'u erdhi drita mendore
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 09:47
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte teogolu Miron Çako për të folur për të biseduar më tepër rreth kuptimit të Krishtlindjes dhe përgatitjet për këtë festë.
"Ne të krishterët, ortodoksë, por dhe të krishterë të tjerë në të gjithë botën festojnë datën 25 dhjetor, lindjen e krishtit. Kjo nuk është një mit, por realitet sepse krishti është një person historik që ka lindur 2024 vite më parë.
Por të krishterët, që në shekujt e parë, e kremtonin këtë festë dhe përjetonin lindjen e krishtit. Edhe pse kanë kaluar shekuj, kjo ditë nuk e ka humbur kuptimin e saj. Krishtlindja është festa e dritave, që do të thotë, njerëzit që ishin në errësirën e padijes, erdhi drita mendore", u shpreh Çako.

