Violinistët e vegjël në Lezhë/ Saraçi: Shprehin shpirtin e tyre me anë të melodisë
Violinistët e vegjël kanë shfaqur talentin e tyre në hollën e shkollës beslidhja
Nxenës nga klasa e parë deri në të nëntën dhuruan emocione me instrumentet ndërsa morën vëmendjen e të pranishmëve.
Pjeset klasike u pershtatën per secilen moshë.
Pergjegjesi i sektorit te muzikes ne kete shkolle, Ermal Saraçi, theksoi rëndësinë e prezantimit të fëmijëve me publikun
Performanca, tha ai bën që të heqin emocionet për tu ngjitur më tej në skena më të mëdha.
“Synimi është që fëmijët të dalin në skenë, pas një pune të lodhshme studimi të profesorit bashkë me fëmijët. Ato heqin emocionet. Me tingujt e violinës ata shprehin shpirtin e tyre me anë të melodise. Besoj se I ndihmon në çdo aspekt, si muzikalisht si dhe në interpretim."
Qe prej hapjes së klasave të muzikës, 10 vite më parë, në shkollën Besëlidhja në Lezhë, janë shtuar koncertet e muzikës klasike.
