Urimi i Dom Mark Pashkjas për Krishtlindje: Krishti fiton dhe gjithmonë do t'ia dilni

Dom Mark Pashkja në një intervistë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News uroi besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Dom Mark Pashkja: Ekziston një perceptim besoj edhe brenda shoqërisë tonë që në fund të fundit shikohet që besimet fetare në përgjithësi në këtë rast po them për Kishën Katolike, shikohen vetëm si dekor festash.

Edhe sikur ajo që jetojmë në përditshmëri nuk ka të bëjë de facto me atë çka Kisha apo feja propozon.

Unë besoj të kundërtën. Unë besoj që sa më shumë si shoqëri të frymëzohemi prej këtyre vlerave hyjnore.

Sa më shumë të kemi njerëz të cilët tejkalojnë atë aktualen, aq më shumë do të jetë edhe shoqëria jonë më mirë.

Edhe mesazhi pikërisht cili është?

Mesazhi i Kishës Katolike në këto Krishtlindje është ky që: E vërteta na bën të lirë dhe Krishti është e vërteta.

Në shoqëri ekziston gjithmonë një konkurencë mes drejtësisë dhe dashurisë.

Dëshiroj nëpërmjet televizionit tuaj të arrij tek çdo familje shqiptare, tek çdo familje e cila ka nevojë për dritën dhe e dëshiron dritën.

Gëzuar Krishtlindjet. Shëndet e dashuri për ju dhe për mbarë njerëzit.

Dëshiron në mënyrë të veçantë të shkoj tek të gjithë ata persona që Krishtlindjen do ta lusin nëpër spitale ose në shërbim.

Për vuajtjet e ndryshme dhe dëshiroj t’ju shpreh një të vërtetë që nuk është e imja por është e Krishtit.

Krishti fiton, dhe gjithmonë do t'ja dilni.