PAMJET/ Ja si doli nga SPAK Ajola Xoxa pas 3 orë pyetje nga “kolegët” e Erion Veliajt

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është pyetur sot nga SPAK për rreth 3 orë si person në dijeni për hetimet që po zhvillon prokuroria.

Ajo ka dalë disi e qeshur para kamerave, teksa nuk ka preferuar që të japë një prononcim për mediet.

Pak ditë më parë gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt për kontrollin e SPAK-ut.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024 me urdhër të prokurorit Olsi Dado ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme.