Protesta e opozitës/ Agron Gjekmarkaj nuk ndjehet mirë, Balliu: E sulmoi policia!

Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me incidente të shumta, ku përpos shiut, ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit.

Ndërkohë, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë në një moment të protestës, teksa i është dhënë ndihmë nga demokratët.

Ai është largua nga protesta për një moment, ku mësohet se i është dhënë edhe ndihmë mjekësore.

Klevis Balliu tha se policia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj dhe se ambulanca nuk vjen pasi e kanë bosh për të kaluar me urdhër politik.