''E veçanta e protestës së sotme, prania e Berishës'', Baçi: Qytetarët të gatshëm të protestojnë edhe në shi

Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se e veçanta  protestës së sotme është prania e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Baçi: E veçanta e protestës së sotme është prania e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Unë do ta quaja si një ngjarje të jashtëzakonshme.

Pas 11 muajsh arrest shtëpie, arrest dhe izolim politik, PD nuk pushoi në asnjë moment në protesta dhe mosbindje civile duke e ngritur në lartësinë e duhur opozitën.

Por mungesa dhe mosprezenca e kretarit të PD-së patjetër që kishte ndikimin e vet jo pozitiv tek mënyra dhe tek pjesëmarrja në protestë.

Prania sot në protestë e kryetarit të PD-së, Berisha patjetër që duke marrë parasysh edhe kushtet e vështira, sot është një ditë vërtet e rënduar me erë dhe me shi, mendoj se nuk do të na pengojë këto reshje në pjesëmarrjen tonë në protestë.

PD dega Fier do të jemi tek sheshi ‘’Wilson’’.

Vazhdimi i mosbindjes civile absolutisht nuk ka fare të bëjë me numrat e njerëzve që do jenë në protestë.

E rëndësishme është që demokratët, qytetarët janë të gatshëm për të protestuar edhe në shi edhe në rrebesh dhe nuk zbrapsen.