Java nis me shi/ Gjoni: Do të jetë me temperatura të ulëta, ditën e mërkurë pritet që...

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte meteorologia e IGJEUM, Anira Gjoni, për të dhënë parashikimin e motit dhe për të zbuluar se çfarë pritet në ditët në vijim.

"Ashtu sic ka nisur me temperatura të ulëta do të vijoj kjoi javë. Do të jenë prezente të herëpashershme edhe reshjet, përsa i përket kësaj jave. Temperaturat për ditën e nesërme pritet që minimalet në bregdet të regjistrohen 7 gradë dhe maksimalet 11. Në zonat e ulëta minimalet 5 gradë dhe ato maksimale deri në 10 gradë. Dhe në zonat malore presim që minimalet të shënojnë -4 dhe ato maksimale deri në 3 gradë. E tillë do të jetë tabloja përsa i përket edhe ditëve në vazhdim.

Ditën e mërkurë pritet që të kemi një rënie të minimaleve në zonave të ulëta që shkojnë deri në 3 gradë. Problematikë për ditën e sotme do të ngelen reshjet, pasi presim që në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës reshjet të jenë intensive", u shpreh Gjoni.