EMRAT/ Nga "plagosja me dashje" te "pjesëmarrja në organizatë kriminale", arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Kakavijë

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Kakavijë. Mësohet se në pranga ka përfunduar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe një 46-vjeçar i kërkuar për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, masë e vendosur për veprën “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të festave të fundvitit.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me Stacionin e Policisë Memaliaj dhe me DVP Tiranë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, u kapën dhe u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

Dorjan Deda, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

Landi Lezi, 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi Stacioni i Policisë Memaliaj e kishte shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Veprimet e tjera procedurale për këta shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.