Përplasje në Kuvend/ Peçi: Çfarë mesazhi i japin këta shoqërisë shqiptare? Nuk ishin të nevojshme...

Përplasje e ashpër në Kuvend mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit opozitar Agron Shehaj. Ndërsa, Shehaj po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë. Noka e akuzoi si ushtar të Rilindjes.

I ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën, në "Ora News", ishte gazetari Ermal Peçi, i cili u shpreh se:

"Në moshën time ju keni qenë në atë Parlament dhe Parlamenti është vendi i fjalës. Në qoftë se ne shikojmë skenat e turpshme që ndodhën sot, sepse nuk ishte vetëm përplasja që pati Shehaj me Nokën, që Flamur Noka e merte dhe i hidhte telefonin. Ishte e panevojshme. As nuk ishte nevoja kur Xhelal Mzui nxirrte ujin, hiqte tapën dher lagte Agron Shehajn. Çfarë mesazhi i japin këto shoqërisë shqiptare? Nuk është halli të diskutojmë a do pajtohet Shehaj me Nokën ose me Mziun apo dhe akuzat që me të drejtë zoti Shehaj i tha Gazment Bardhit ose përplasjen që pati. A provon shpresë kjo?"