Mbrojtja e të dhënave personale/ Manja: Duhet ndërgjegjësim për këtë çështje, sanksione deri në 10 mln euro

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Manja tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa sanksionet mund të shkojnë deri në 10 milionë euro. Ai shtoi se a i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. 

"Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit europian e cituar edhe në progresraporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionele për të drejatat e njeriut.  Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptar duke përforëcuar standrdet sa i takon mbrojtjes së të dhnave persobakle njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. 

Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projekligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro", tha Manja.