“O papagall”/ Përplasje e ashpër në Kuvend! Noka i afrohet Shehajt dhe tenton ta godasë, Mziu hedh ujë drejt tij

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë të ndalur mes deputetëve në seancën e sotme plenare.

Në Foltore, deputeti Xhelal Mziu u konfliktua me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Teksa Mziu mbante fjalimin, Shehaj qëndronte aty pranë, duke vazhduar me një lidhje në rrjetet sociale. Në atë moment, Mziu i kthehet Shehajt. “Pusho ti o papagall, o patericë e Qeverisë”, i tha kolegut.

Më pas, Mziu ka tentuar ta godasë Shehajn me një shishe uji, ndërkohë që ka vijuar me ofendimit drejtuar tij.