Metaj: Nuk besoj se ka më njerëz që besojnë Berishën, kam frikë se PD do rrezikojë votën e diasporës
Deputeti i PS-së, Ilir Metaj në një intervistë në Ora News u shpreh se PD mund të rrezikojë votën e Diasporës.
Metaj: Le të themi që edhe seanca e re e sotme në fakt për fat të keq është në vazhdim të zakonit të vjetër të opozitës, zakon ku nuk kemi përplasje debatesh e argumentesh për reformat por shikojmë shfaqje të shëmtuara sikurse ishte ajo e sotmja.
Një tjetër shfaqje e shëmtuar ku deputetë të opozitës përplasen me njëri tjetrin, madje edhe fizikisht.
Sigurisht që ky është mentaliteti i tyre politik por të paktën do ishte mirë që këtë mentalitet të tyre të vazhdonin ta ushtronin siç e kanë bërë në të kaluarën tek selia e PD.
Parlamenti nuk është selia e PD, parlamenti i takon popullit shqiptar.
Nuk e di nëse ka ende budallenj që vazhdojnë ta besojnë Sali Berishën.
Njerëz që ti besojnë taman ato që thotë unë dyshoj që të ketë.
