Kontrollet në shtëpi e biznese, caktohet gjyqtarja për ankimimin e familjarëve të Erion Veliajt
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 16:15
Iliriana Olldashi është caktuar gjyqtarja për ankimin e familjarëve të Erjon Veliaj mbi kontrollet në ambientet e banesës dhe biznesit.
Shorti ka përcaktuar këtë gjyqtare ku tashmë do të caktohet data dhe ora e seancës.
Kujtojmë që ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur një hetim pasuror.
Pak kohë më parë agjentë të BKH-së kontrolluan shtëpinë e Veliajt, dhe të vëllait të tij.
Agjentë të BKH ushtruan kontroll edhe tek biznesi i gruas së Veliajt, Ajola Xoxës tek biznesi ''Harabel'' ku sipas denoncimeve të kryetarit të PD Berishës janë gjetur mbi 200 mijë euro cash.
