VIDEO/ Bllokoi foltoren, Spiropali përjashton nga seanca Agron Shehajn: Suksese!
Deputeti opozitar Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Petrit Malaj.
Shehaj ishte jashtë kur u përmend nga Malaj dhe për këtë arsye kryeparlamentarja nuk ia dha fjalën. Deputeti bllokoi foltoren, ndërsa Malaj prezantoi pr.ligjin nga vendi.
Kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen, duke i kërkuar të ulet në vend.
“Ulu në vend se do ndërpres të gjithë seancën”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Por serish deputeti Shehaj vijoi të mbante foltoren e kuvendit të bllokuar, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Malaj.
Shehaj nuk la as ish-kryeministrin Berisha të mbajë fjalën. "Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën”, tha Spiropali.
VIDEO - NDIQNI DEBATET E SOTME PARLAMENTARE

