Bindjet politike vazhdojnë të trashëgohen? Avokatja: Sot i zgjedhin vetë sipas ideologjisë, përkatësisë e standartit...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 21:09
Sot në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte një panel me të rinj, të cilët besojnë tek politika, që kanë idealet dhe frymëzimet e tyre dhe që e bëjnë me pasion politikën.
Një ndër të ftuarat ishte avokatja Alesia Balliu, e cila gjithashtu është dhe anëtare e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike e cila u shpreh se:
"Unë vij nga një familje e djathtë faktikisht, ku jemi dhe themelues të Partisë Demokratike qënë vitin 1992. Kam bindje familjare të djathta, i kam ngjarë babait tim. Me këtë frymë jam rritur dhe e kam krenari ta kem. Por, nuk besoj se në ditët e sotme trashëgohen, ka persona që i zgjedhin vetë sipas ideologjisë, sipas përkatësisë, sipas standartit që ato kanë. Nuk është e thënë që ta kesh të trashëguar."