Berisha me qëndrestarët: Rrugicën që Rama kërkoi ta kthente në qelinë e opozitës, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët
“Unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë”. Kështu u shpreh lideri i opozitës Sali Berisha nga selia e PD ku falenderoi qëndrestarët e “Rrugicës së Shpresës”.
Fjala e Berishës:
Mirëmbrëma!
Të dashur qendrestare dhe qëndrestarë, heronj të vërtetë të një qëndrese epike, të qëndresës më epike që ka njohur Shqipëria që nga ardhja e demokracisë.
Qëndrestarë të 333 ditëve.
Në krye të radhës kam kënaqësinë e veçantë të ju kujtoj se në librat e shenjtë, në kuptimin biblik, 333 është numri i shenjtë i cili lidh trininë Atin-Të Birin dhe Shenjtin dhe do të thotë, plotni, përsosmëri hyjnore për shërbimin ndaj të vërtetës, nuk e meriton kush më shumë këtë numër.
Zoti ju bekoftë.
Sot para jush dua të ju çoj një përshëndetje të përzemërtë, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që përballet me diktaturën e bandave dhe krimit në qelitë e burgut, deputetit të pamposhtur Ervin Salianji që qëndron si kollos kundër narkodiktaturës, sepse mbrojti të vërtetat dhe bëri detyrën si deputet.
Një mirënjohje të pakufishme dhe të atyre që nuk kanë ardhur sot këtu, por kanë qenë me ju çdo natë në këto 333 ditë.
Të dashur miq!
Si kjo kohë fundivitin e kaluar, forca jonë politike dhe pluralizmi politik shqiptar morën goditjen më armiqësore në historinë e tyre.
Kreu i narkoregjimit Edi Rama, mafia ndërkombëtare e Sorosit urdhëruan me 30 dhjetor të vitit të kaluar izolimin, arrestimin dhe heqjen e të drejtës së fjalës, liderit të opozitës.
Arrestimi i tij i paligjshëm dhe siç u faktua tashmë pa asnjë provë të vetme ku të bazohej vendimi.
Padyshim që në serinë e sulmeve ndaj opozitës me ‘non gratat’, vjedhje flamuri, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë në parlament, arrestimi i kreut të opozitës shënoi goditjen më të rëndë që na u bë, sepse me këtë akt, kreu i narkoshetit dhe mercenarët e tij, tentuan të shtinin terror, jo vetëm në votrat, por edhe në zemrat e demokratëve shqiptarë.
Arrestimet e bujshme publike gjithmonë pasohen nga një valë frike për publikun.
Por të arrestosh liderin e opozitës dhe ti mohosh fjalën e lirë, duke shkelur hapur kushtetutë dhe ligj mbi të gjitha pa asnjë provë është një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm atij. Është një fushatë terrori ndaj çdo shqiptari, këtë e bën Putini në Rusi, e bën Llukashenko në Bjellorusi, Zajedi në Tunizi dhe Edi Rama në Shqipëri.
Dhe kështu natën e ndërrimit të viteve vitin e kaluar ishte nata më e shëmtuar për demokracinë shqiptare. Atë natë shqiptarët panë diktatorin që pushtoi ekranin e njërit prej televizioneve më të mëdha të vendit, panë diktatorin duke festuar në ekstazë sipas tij, likujdimin përfundimtar të opozitës, ndërsa po atë natë kreut të opozitës të votuar nga rreth gjysëm milionë shqiptarë ju lejuan vetëm disa rreshta të shkruar në Facebook, urim për vitin e ri për popullin opozitar.
Këtë lloj mjedisi politik, Edi Rama e kishte parashikuar për të gjithë vitin që po hynte.
Edi Rama vetë në çdo televizion, ndërsa për opozitën vetëm Facebook.
Unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë.
Premtimi im për fitore nuk u lëkund asnjë çast të vetëm, as edhe besimi im.
Përballesha me një vështirësi të madhe dhe nuk e kam fjalën, me arrestin e shtëpisë. Vështirësia e ishte se me liderin e opozitës të arrestuar, Shqipëria rrezikonte të zhytej në frikë. Kjo frikë fare lehtë mund të hynte në shtëpinë e çdo shqiptari, kjo frikë mund të perhapej si epidemi, se kur shkelej ligji, kushtetuta dhe arrestohej Berisha pa asnjë provë, çfarë mund të bëhej me qytetarin e thjeshtë.
Kjo frikë miqtë e mi, do të katandiste Shqipërinë në fillim të atij viti, në një Tunizi të dytë në mes të Europës.
Mirëpo diçka e mrekullueshme ndodhi vetëm dy ditë më vonë. Diçka që tejkaloi çdo plan që kisha përgatitur për rezistencë. Diçka që parandaloi Shqipërinë që të kthehej në republikën e frikës.
Në datën 2 janar vetëm 2 ditë pas arrestimit tim, dëgjoj nga poshtë ballkoni brohorima. Dal në dritare dhe shikoj ju, qëndrestarë të pamposhtur. Dëgjoja brohorimat tuaja si hungërima luanësh dhe aty unë e kuptova; po ku i tremb gjë shqiptarët.
Ku i tremb gjë në botë demokratët.
Kush do ti trembe shqiptarët, Edi Rama.
Kush do ti trembe shqiptarët, Irena me 5 mbiemra, apo Dumani mercenar. Jo mor kurrë.
Shqiptarin e vërtetë nuk e tremb asgjë. Ja pse ju u mblodhet atë ditë ndonëse ishte një ditë pushimi, pas ndërrimit të viteve. Ja pse ju u mblodhët spontanisht atë ditë ndonëse bënë përpjekjet më ekstreme për tu frikësuar, për tu zbrapsur, për t’ju shtyrë që të dorëzoheshit.
Ja pse rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju të rinjtë, te reja, burra dhe gra, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët, kur ishin ditët më të zeza për demokratët.
Prandaj dhe vetëm pak ditë më vonë, atë rrugë ju e inaguruar si Rrugën e Shpresës.
Dhe sot 333 ditë më vonë në këtë numër të bekuar, qëndresa e rrugës së shpresës ka siguruar vendin e saj në histori të qëndresave të mëdha shqiptare.
Heronjë të vërtetë shqiptarë, qëndrestarë të pamposhtur. 333 ditë qëndruat çdo natë në ditët më të acarta, nën stuhitë më të forta, nën diellin përvëlues ju qëndruar. Ju qëndruat jo për interes, jo për servilizëm ndaj kryetarit se ju kishit gjithë botën që ju thoshte, dilni kundra tij.
Por ju qëndruar për të vërtetën, qëndruar për pluralizimin, ju qëndruar sepse frikën dhe presionin nuk do ta pranoit kurrë.
Ju qëndruar për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj.



