Shqipëri-Kosovë, zbardhet AGJENDA ZYRTARE e seancës së përbashkët plenare në Prishtinë mes dy Kuvendeve
Në Prishtinë do të mbahet të premten seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy Kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca.
Mbledhja gjithashtu do të përshëndetet në fund edhe nga dy kryeministrat, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjithashtu në këtë seancë do të kenë një fjalë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Programi i Seancës së Përbashkët Plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë
Prishtinë, 20 dhjetor 2024
11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtare.
– Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës:
Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min);
Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min);
Znj. Mesila Doda, kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min);
Z. Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min);
Z. Fatmir Mediu, anëtar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min);
Z. Enis Kervan, kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min);
Z. Arben Gashi, kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min);
Z. Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min);
Z. Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min);
Z. Niko Peleshi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min);
Znj. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min);
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min);
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min);
Mbyllja e Punimeve.


