Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Balluku: Investim në modernizimin e sistemit hekurudhor
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se qeveria shqiptare mund të financojë tashmë disa linja hekurudhore të brendshme.
Balluku shtoi se do të kryhen investime në modernizimin e sistemit hekurudhor.
“Kemi gati studimin e fizibilitetit për Durrës-Prishtinë.
Deri tani, kemi kërkuar bashkëpunimin për projekte hekurudhore, por qeveria shqiptare mund të ketë financimin e disa prej këtyre linajave.
Dy projekte të tjera, aeroporti i Vlorës, që synon të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, duhet të jetë i lidhur me sistem hekurodhor, po punojmë për fizibilitetin e linjës së dytë, që lidh Vlorën me Rrogozhinën.
Nga këto projekte, angazhimi i qeverisë shqiptare është serioz për ta modernizuar sistemin hekurudhor”, theksoi ajo.
