Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma, Koçiu: Teknologji e avancuar në kujdesin ndaj pacientëve
Në Shërbimin e Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e Spitalit Universitar të Traumës krahas investimit në infrastrukturë kujdesi ndaj pacientëve përmirësohet çdo ditë falë teknologjisë së avancuar dhe stafit të përkushtuar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga ky shërbim, i cili ofron trajtime të specializuara për një gamë të gjerë sëmundjesh.
Shërbimi i ORL është pajisur me teknologji të reja për diagnostikim të avancuar si Fibronazolaringoskopia, e cila ofron diagnozë të detajuar të veshit, hundës, gojës dhe laringut.
Audiometria ofron teste të specializuara për dëgjimin; Videonistagmografia (VNG) diagnostikon çrregullimet e ekuilibrit dhe sistemin vestibular.
Ndërsa ekografia kardiake me pajisje moderne dhe dy sonda, siguron vlerësim të saktë për pacientët kardiakë të hospitalizuar.

