'Politika monetare ndihmoi stabilitetin ekonomik'/ Sejko: Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti ka qenë optimiste
Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive gjatë këtij viti ndërsa ka tejkaluar krizën e çmimeve.
Ky rikthim i stabilitetit të çmimeve është shoqëruar me lehtësim të kostove të jetesës së familjeve dhe rritje të investimeve të bizneseve.
Guvernatori Gent Sejko në pritjen e fundvitit theksoi se në fokus të Bankës së Shqipërisë do të vijoj të jetë stabilitieti i çmimeve pasi kjo ndikon direkt në ekonomi.
Ndërkohë që inflacioni pritet të kthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Gjatë vitit 2024
Shqipëria u anëtarësua në sistemin europian të pagesave dhe kjo pritet të lehtësojë kryerjen e transfertave financiare ndërkufitare me vendet e Bashkimit Evropian, duke i bërë ato më të shpejta dhe me kosto më të ulët – një hap i rëndësishëm ky drejt integrimit ekonomik dhe përmirësimit të shërbimeve për bizneset dhe konsumatorët.
