''Fasonët nuk u prekën'', Balluku: Investime dhe paga të konsiderueshme
Strategjia për mbrojtjen e fasonerisë pas lëvizjeve në kursin e këmbimit duket se ka dhënë rezultat.
Zëvendëskryeministrja ka theksuar se tashmë ato ofrojnë kushte pune dhe paga konkurruese.
Shqetësit të shoqatave të fasonëve për rënien e fitimeve për shkak të kursit të këmbimit Belinda Balluku iu përgjigj duke vizituar një prej tyre.
Në Lushnje zëvendëskryeministrja vlerësoi investimet dhe pagesën për punonjësit.
‘’Po shikoj që të gjithë punonjësit janë në kushte pune dhe ritmin e keni të lartë.
Nga ç’kuptoj duhet të keni shumë kontrata të cilat kanë një afat dorëzimi. Nuk është se qëndron ajo çka thuhet për fasonerinë’’, tha Balluku.
Balluku me tej u ndal tek rendesia e fuqise puntore ne kete sektor.
‘’Dmth jeni pak a shumë në të njëjtat kushte me Tiranën ku ka krahë pune’’, tha Balluku.
Me tej zevendeskryeministria u ndal edhe tek rendesia e arsimit professional qe te rinjt duhet te ndjekin.
Ne perfundim Balluku u ndal edhe tek rritja e pagave ne sektorin e turizimit te cilat krahasoi me rajonin, per te cilat u shpreh se kane terhequr te rinjte.
