Eksportet mbeten në rënie/ INSTAT: Në 11 muaj shitëm 55.7 mld lek më pak mallra se në 2023

Eksportet e mallrave shqiptare shënuan sërish rënie në nëntor, ndonesë me ritme më të ulta krahasim me muajin paraardhës.

Si 11 mujor sipas INSTAT, nga Shqipëria dolën 55.7 mld lek më pak mallra se në 2023.

Eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt tregjeve botërore vijuan tkurrjen edhe për muajin nëntor duke kapur vlerën e 30 miliarde lekeve.

Një rënie me 8,5% krahasuar me vitin e kaluar dhe 2.8% në krahasim me muajin tetor.

Ngadalësim shënuan materialet e ndertimit me 8,8%, tekstile dhe kepuce me 3,4% dhe produkteve plastike 1.7%.

Mallrat qe i dhane nje shtyse positive eksporteve ishin ushqimet pijet dhe duhani ndjekur me pas nga makinerite e pjeseve te kembimit dhe energjia.

Sa i takon importeve ne kete periudhe ato jane rritur me 2,0% krahasuar me nentorin e vitit te kaluar dhe duke kapur vleren e 73 miliarde lekeve.

Mallrat si makinerite dhe pjeset e kembimiit kane hyre me shume ne vendin tone ndjekur me pas nga produktet kimike dhe pastike

Rënie shënoi importi i tekstleve dhe materialeve të ndërtimit.

Si 11 mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me 13.9%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2.0 %, krahasuar me një vit më parë.

7 miliarde leke me pak mallra se vitin e kaluar.

Marre ne vlere ne 11 muaj shtet e huaja blene 55

Shqipëria eksportoi me shume mallra drejt Gjermanise, Turqi dhe Kinë, ndersa dergoi me pak ne rajon si Kosove, Greqi dhe Itali

Mallrat e hyre ne vendin tone erdhen kryesisht nga Kina, Italia Greqia.