Dyrmishi: Çmimi i referencave ndikon në rritjen e çmimeve, por jo për qytetarët, vendimi i fundit vlen vetëm për ...

Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes së banesave për çdo zonë kadastrale të Tiranës, 60 bashkive të tjera dhe 23 njësive administrative në shkallë vendi.

Enti Kombëtar i Banesave (EKB) sqaroi se çmimet të shitjes së banesave të përllogaritura për herë të parë për çdo zonë kadastrale në Republikën e Shqipërisë do të shërbejnë si referencë për të vlerësuar nëse vendoset të blihen banesa apo të ndërtohen banesa sociale në njësitë vendore, si dhe për përcaktimin e kufirit të dhënies se kredive të zbutura nga shteti.

Në Tiranë çmimi mesatar i shitjes -blerjes në tregun e lirë është 124,316 lekë për metër katror. Bashkia e Tiranës është e ndarë në disa zona kadastrale për të cilat janë përcaktuar çmimet mesatare.

Por për të kuptuar më shumë se çfarë do të ndodhë pas këtij vendimi me çmimet e banesave në tregun e imobiliar, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte Sonila Dyrmishi, Vlerësuese e Pronave.

“Aktualisht në fuqi është VKM-ja e vitit 2023, që solli ndryshimet e çmimeve të referencës vetëm për Tiranën.

Dhe kjo sjell impaktimin direkt tregun dhe gjithë transaksionet në tregun imobiliar duke sjellë dhe çmimet e reja të referencës mbi të cilat aplikohen dhe taksat që do të implementohen në ndërtime, veçanërisht tatimin mbi burim dhe tatimin mbi të ardhurat që është 15 % i famshëm, për të cilin kemi pasur periudha të amnistimit, duke bërë që të shkojmë në tregun real të pronës.

Në fakt tregu është i parregulluar ende për pjesën e çmimeve dhe ka një informalitet të lartë.

Duhet të sqarojmë se çmimet e referencave nuk janë për qytetarët, por për shit-blerjet mes Entit Rregullator dhe Njësive Administrative për banesat sociale.

Çmimi i referencave ndikon edhe tek qytetarët, nëse kjo do të ishte në rritje, siç ka ndodhur në rastin konkret, duke qenë se vendoset një çmim dysheme mbi të cilat mund të kryhen transaksionet në të ardhmen.

Kjo do të sillte një rregullim të tregut, siç kemi bërë në vitin 2023 për Tiranën, ndërsa pritet të publikohen dhe hartat e qyteteve të tjera të çmimeve të referencave.

Taksa prej 15 % nuk ka ndryshuar, por një rritje e çmimit të referencës do të sillte një çmim të detyruar më të lartë të referencës në rastin e shitjes.

Pra, nëse një banesë që vlen 100 mijë euro, do të shitet me 150 mijë euro me çmimet të referencës, atëherë kjo do të tatohej me vlerë më të lartë nga 15 %", u shpreh ndër të tjera, Sonila Dyrmishi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SONILA DYRMISHIN