Ndërtimi kryeson ekonominë/ INSTAT: U rrit aktiviteti, 9 për qind më shumë shitje
Sektori i ndërtimit vijon të përformojë mirë në ecurinë e prodhimit, punësimit dhe pagave.
Sipas të dhënave të INSTAT për periudhen korrik-gusht-shtator verehet nje rritje e aktivitetit në këtë fushë me 5.6%, e njekohesisht me te edhe numri i shitjeve me rreth 9%.
Edhe numri i punonjesve dhe pagave të tyre në këtë sektor sipas INSTAT ka qenë pozitiv.
Industria dhe energjia sërish shfaqen me veshtiresi ne prodhim perkatesisht me 5,4% dhe 4,6% rënie krahasuar me nje vit me pare.
Ne sektorin e industrise ka një tkurrje të të punësuarve me 5 për qind por me një rritje të lehtë tëp agave dhe shitjet shënuan rënie me 2.8 për qind.
Ne sektorin energjetik shitjet kane shenuar renie me 7,3%, ndersa numri i te punesarve ra me 5,8%.
Pavarsisht kesaj fondi pagave u rrit me 9,2% duke reflektuar rritje te pages mesatare per te ruajtur pun onjesit e kualfikuar
