''Nuk lejohet celulari e as kamerat'', Shabani: Këshilli bashkiak i Tiranës menaxhohet në mënyrë diktatoriale
Këshilltari bashkiak i NISMA THURJE në bashkinë e Tiranës, Endri Shabani i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në këshillin bashkiak të Tiranës nuk lejohen celulari, kamerat dhe ku vendimet kalojnë për 7 minuta.
Shabani shtoi se asnjë këshill bashkiak tjetër nuk menaxhohet në mënyrë kaq diktatoriale.
Shabani: Vetëm buxhet solidariteti nuk është ky.
Këshilli bashkiak i Tiranës ka më pak demokraci se parlamenti i Shqipërisë.
Nuk lejohet celulari, nuk lejohen kamerat, nuk lejohet publiku.
Kalojnë vendimet për 7 minuta.
Është e tmerrshme.
Këtë e gjen vetëm tek Duma Ruse dhe tek Asambleja supreme e Koresë së Veriut.
Nuk gjen asnjë këshill bashkiak tjetër që menaxhohet në mënyrë kaq autoritare dhe kaq diktatoriale.
Ne paguajmë në Tiranë një taksë për infrastrukturën arsimorë, është antikushtetuese.
E megjithatë janë mbledhur rreth 40 milionë euro nga kjo taksë.
70 milionë euro ja ka dhënë BE, janë rinovuar shkollat dhe asnjë shkollë nuk ka asnjë mensë funksionale.
Bashkia kërkon të propozojë 14 milionë lek, pra 0.2% e të gjithë nxënësve që ka Tirana do përfitojnë një ndihmë rreth 200 lek në ditë për ushqimin ndërkohë që ne kemi harxhuar 120 milionë euro për shkollat e Tiranës.
Nuk duhej të kishte shkollë pa mensë.
Nuk kujdesen për fëmijët, nuk kujdesen për pensionistët, nuk kujdesen për shtresat në nevojë.
