Kalon ligji për gjobat, Kuvendi shqyrton nismën e PS-së
Komisioni i Ligjeve dhe i Ekonomisë shqyrtuan projektligjin e PS për faljen e gjobave e ndërtimeve pa leje në fshat dhe ato të pandemisë.
Përpos zonave rurale, mazhoranca kërkoi të falen dhe gjobat e qytetit ndërsa opozita akuzoi si manovër për të fituar vota socialistët.
Komisionet parlamentare kanë miratuar nismën e ps për të falur gjobat e vendosua nga viti 2014 deri në nëntor 2024 për ndërtimet dhe pa leje, pandemia dhe ujësjellësi.
Projektligji u prezantua së pari në seancën e 12 dhjetorit, por pd akuzoi se gjithçka bëhet për fushatë elektorale dhe se madje as nuk kishte nene të shkruara.
Pavarësisht kësaj këtë të hënë gjtihçka kaloi në procedurë.
Megjithatë ishin vetë socialistët që kërkuan amendimin. Për damian gjiknurin falja duhet të jetë edhe në qytet dhe pa dallime.
‘’Anulimin e masave administrative të vendosura për këto procese pune’’.
Pa debate por duke e kundërshtuar opozita edhe një herë u shpreh se po kërkohet të përdoren ligje për vota.
‘’Ne nuk mund të ndajmë për shklejen administrative një qytetar që jeton në qytet nga një qytetar që jeton në fshat’’.
Madje akuzuan se vetëm mbështetësit e së majtës janë toleruar për të mos paguar gjova
Nisma u prezantua dhe në Komisionin e Ekonimisë dhe Financave ku pavarësisht oponencës së të djathtëve, u miratua kalimi i këtij projektligji për votim në seancën e fundit për këtë vit, atë të 19 dhjetorit.
