''Tirana do jetë në shesh'', Këlliçi: Protesta e ditës së hënë do e shkundë sërish kryeqytetin

Drejtuesi politik për Tiranën i PD-së, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se protesta e ditës së hënë do e shkundë sërish kryeqytetin.

Postimi i Këlliçit:

Me demokratët e degës 8, në zemër të Tiranës

Protesta e ditës së hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, do e shkundë sërish kryeqytetin.

Tirana do jetë në shesh!

Shqipërinë bashkë do i’a kthejmë shqiptarëve