Rama takim me stafin ushtarak e civil të Shqipërisë në NATO: Burim krenarie e frymëzimi

Kryeministri Edi Rama pasditen e të martës është takuar me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që janë të angazhuar në aleancën e atlantikut të veriut.

Rama gjatë fjalës së tij tha se “S’do ma kishte rrokur imagjinata një grup të tillë kaq domethënës dhe në numër, po të kemi parasysh madhësinë e vendit tonë, me vajza e djem, gra e burra që këtu në qendrën e NATO-s kontribuojnë për misionin e Shqipërisë, por dhe në stafin Ndërkombëtar të NATO-s”, u shpreh Rama.

“Kjo është një arsye krenarie, burim frymëzimi dhe patjetër besimi tek kombi ynë, shoqëria jonë dhe kapacitete e vendit tonë përmes një gjenerate që sot është jo vetëm protagoniste në Shqipëri, ku ka shkëlqyer realisht në të gjithë procesin kompleks për çeljen e negociatave për anëtarësimin e negociatave me BE.

Por edhe jashtë Shqipërisë, ku një seri prej jush këtu shkëlqeni, si pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s, ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri.

Nuk besoj se keni gjetur ndonjë kushëri në Holandë apo Finlandë.

Pa asnjë parti,  pasi këtu e vetmja parti që bashkon këto kombe, shtete, shoqëri, është partia vlerave, demokracisë e lirisë dhe të një sigurie që garanton këto vlera”, tha Rama.

Më herët, kreu i qeverisë publikoi në rrjetin e tij social foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Mark Rutte, të cilin Rama e vlerësoi si një mbështetës të paepur të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel prej mbrëmjes së djeshme, ku po udhëheq delegacionin shqiptarë.

Këtë të martë Shqipëria mori pjesë në konferencën e tretë ndërqeveritare me BE, ku u çel dhe grup kapitulli i 6 negociatave, që lidhen me politikën e Jashtme.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria synon të mbylli negociata brenda vitit 2027.

Ndërkohë, që nesër pritet të mbahet dhe samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në fokus të samitit pritet jetë Dërgimi i një mesazhi të fortë politik për rëndësinë,  tani më shumë se kurrë, i partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një partneritet që po përparon në terma dhe veprime konkrete.