Festat, sa shpenzojnë shqiptarët? Vathi: Qytetarët udhëtojnë jashtë vendit, pasi Shqipëria s’ka turizëm dimëror të cilësuar

Eksperti i ekonomisë në sektorin e turizmit Besnik Vathi në një intervistë për “Ora News” shprehet se shifrat e qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për të ardhurat e siguruara nga turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, janë disi të pabesueshme.

Vathi thotë se nëse shifrat e deklaruara janë të vërteta i bie që turistët e huaj shpenzojnë në Shqipëri më shumë se ç’shpenzojnë në Kroaci apo Greqi.

Sa i përket Festave të fundvitit dhe shpenzimeve të shqiptarëve për to, Vathi thotë se Shqipëria nuk ka një turizëm dimëror të cilësuar si të tillë.

Ndërkaq, lidhur me preferencat e shqiptarëve për të ushtuar jashtë shtetit, Vathi shprehet se ofertat e fluturimeve ajrore me çmime të ulëta kanë bërë që shqiptarët të udhëtojnë më shumë.

“Shqipëtarët shpenzojnë shumë për të udhëtuar, pasi edhe biletat e fluturimeve janë me kosto të ulët.

Po bëhen rreth 5-6 fluturime në ditë brenda një vendi, ndërsa ata që udhëtojnë më shumë janë pjesë e atyre që kanë dhe të ardhura më të përballueshme.

Udhëtimet jashtë vendit vijnë edhe për shkakun se Shqipëria nuk e ka cilësor turizimin dimëror”, u shpreh Vathi.

Ndërkaq ai tha se turistët e huaj zonën që preferojnë më shumë për t’u akomoduar është ajo e Durrësit

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BESNIK VATHIN NË “ORA NEWS”