Aksident në Lezhë, mjeti bujqësor përplaset me motoçikletën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 16:06
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Baqel të Lezhës. Mësohet se një mjet bujqësor është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:20, në rrugën e fshatit Baqel, mjeti traktor me drejtues shtetasin P. P., 73 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., rreth 54 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e traktorit, shtetasin P. P., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
