''Do shkojmë në Strasburg'', Monika Kryemadhi ‘’kërkon’’ pronat: Vendimi i Apelit u shty për nesër

Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave ku u shpreh se vendimi i Apelit u shty për nesër. 

Në fjalën e saj për gazetarët, Kryemadhi u shpreh se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.

Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.

“Vendimi i Apelit u shty për nesër.

Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme?

Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty.

Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.