“Partizani”/ GJKKO mban sot seancën paraprake për Berishën, Malltezin dhe 3 të tjerët!
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 10:48
Këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme GJKKO do të zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Pak ditë më parë kjo senacë u shty, ku shkak u bë kërkesa e të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës për t’u njohur me aktet.
Ndërkohë pas shtyrjes se seancës, foli për gazetarët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Ai tha se Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si prioritare çështjen e Berishës dhe pritet t'i drejtohet me pyetje shtetit shqiptar.

