Përgjimet e Italianëve/ Mafia pastron paratë në kullat e Tiranës, përfaqësues të "Ndragheta"-s takime me Veliajn...
Në përgjimet e drejtësisë italiane, anëtarë të organizatës mafioze NDRAGHETA, flasin për lidhje të forta dhe për një takim të zhvilluar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Fokus i këtyre lidhjeve e takimeve, janë pikërisht pastrimi i parave nëpërmjet tenderave dhe lejeve të ndërtimit.
Në përgjimet e dosjes Baso Profilo, drejtësia italiane ka konfirmuar se si paratë e klanit mafioz Italian Ndrageta investohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe në koncesione, me ndërmjetësimin e njerëzve të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, që në 2017 kanë kërkuar të investojnë në vendin tonë.
Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithë spitalet, është pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Brutto: Si një muaj… një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t'i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.
Në bisedë ata përmendin një shtetas shqiptar që quhet Nik, i cili ka marrë licenca për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në kryeqytet,.
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…
Por bisedat, provat i kanë në Shqipëri, pasi shumë prej personazheve që përfliten në këto përgjime kanë marrë leje ndërtimi apo koncesione në vendin tonë, çka fakton se çdo plan i dal nga përgjimet ka gjetur zbatim në pastrimin e parave fal këtyre lidhjeve të forta.
Edhe pse autoritetet italiane dosjen e kanë sjellë pranë SPAK, deri më tani asnjë prej këtyre episodeve nuk është hetuar. / Marre nga SYRI.net


