VIDEO/ Mblidhet grupi parlamentar i PS, gazetarja: Ja cilat çështje janë në fokusin e socialistëve
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme. Kjo mbledhje e socialistëve drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, dhe në fokus janë disa çështje.
Në një lidhje direkte për “Ora News”, gazetarja Mola Luku bën me dije se ka mësuar se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë i gjithë aktiviteti parlamentar dhe vëmendja që do të ketë mazhoranca përgjatë kësaj jave.
Po ashtu, një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit është dhe puna në terren e deputetëve në zonat ku ata janë zgjedhur, kjo në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit të ardhshëm.
"Mbledhja e sotshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila ka një axhendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.
Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i Grupit Parlamentar të PS-së në lidhje me draft-ligjet që pritet të shqyrtohen. Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me acquis communautaire të Bashkimit Europian.
Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.
Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi", njofton zyra e shtypit e PS-se.
PËR MË SHUMË NDIQNI RAPORTIMIN E GAZETARES MOLA LUKU NË “ORA NEWS”


