Dy kampionë bote te Nuremberg? Klose i hap derën Kramerit: Nëse ai kalon testet

Kush nuk e kujton Gjermaninë, kampionen e botës në 2014? Në mesin e titullarëve të zgjedhur nga trajneri i atëhershëm i Joachim Low, padyshim ishte Mario Gotze, një mesfushor sulmues që hyri në histori për golin e tij të fitores në kohën shtesë kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, që u luajt në Rio de Zhaneiro.

Por, atë ditë, në ekipin gjerman të ëndrrave u shfaq edhe Cristoph Kramer, së bashku me ish-lojtarin e Bayern dhe Borussia Dortmund.

Tani, 10 vjet pas triumfit botëror dhe pas një karriere të gjatë në fanelën e Borussia Monchengladbach me 288 ndeshje (10 gola dhe 15 asistime), ai tha lamtumirë edhe Gladbahut dhe sot mesfushori 33-vjeçar e gjen veten pa skuadër dhe pa asnjë ofertë.

Megjithatë, mund të mos zgjasë shumë, duke pasur parasysh karremin e hedhur nga...  Miroslav Klose. Ish-simboli i kombëtares gjermane, aktualisht trajneri i ri i Nurembergut që në verë, ia hapi dyert Kramerit: "Ai nuk më ka kontaktuar. Nëse kalon testet tona të përshtatshmërisë, ai sigurisht që mund të vijë”,- janë fjalët e raportuara nga Sky Sports DE .

Por a do të pranojë Krameri të luajë në kategorinë e dytë gjermane? Së fundmi, i njëjti lojtar, në podkastin e 'Copa TS ', rrëfeu se kishte më shumë se disa probleme për të gjetur një vend të ri pas Monchengladbach: "Mendova se kur të mbërrija në tregun e lirë, të gjithë do të më thoshin: 'Të lutem, eja. Për mua nuk ishte aspak e tillë”.