Portesta te bashkia/ Tolka: Po jetojmë në një qytet i cili është kthyer në një mjedis të infektuar, që nuk kursen as të miturit
Është mbajtur ditën e sotme protesta e radhës e organizuar nga opozita dhe qytetarët para bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e saj, aktorja Adriana Tolka, u shpreh se është drithërues fakti që qytetarët janë të detyruar të jetojnë në një qytet i cili është kthyer në një mjedis të infektuar, i cili nuk kursen as të miturit.
'Është irrituese sjellja e SPAK i cili vazhdon e tallet me jetët tona, duke mos vënë përpara përgjegjësisë asnjë kokë përgjegjëse të fatkeqësisë sonë të përbashkët'- u shpreh ajo.
Deklarata e saj:
Është ulëritëse të jetosh në një qytet i cili është kthyer në një mjedis të infektuar, i cili nuk kursen as të miturit.
Dikush i vrarë në vendgrumbullimin e plehrave, dikush i cili shkoi të fitonte bukën e gojës dhe u vra.
I mituri tjetër u vra nga bashkëmoshatari i tij i cili ishte i edukuar me frymën se vetëm krimi të bën hero.
Është irrituese sjellja e SPAK i cili vazhdon e tallet me jetët tona, duke mos vënë përpara përgjegjësisë asnjë kokë përgjegjëse të fatkeqësisë sonë të përbashkët.
Para ca ditësh, një roje i ndriçuar nga propaganda e rilindes më tha se mirë ja bënë teatrit se çfarë na duhet një ndërtesë e vitit 1800.
Ndoshta ky roje nuk e di dhe duhet të kërkoj falje për injorancën e tij se nuk ka mbetur i madh e i vogël që nuk e di se teatri ynë komdëtar ëhtë pjesë e kompleksin ku bëjnë pjesë dhe ministritë.
E shikoni se si llogjikoni ju, është turp ti dëgjosh se çfarë mund të mësash nga këto burra, turp të keni ju na ç’nderoni.
