Kalaja: Presidenti Bajram Begaj shumë shpejt do jetë në SPAK për pronat e ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 11:48
Gazetari, Aulon Kalaja i ftuar dje në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se shumë shpejt edhe presidenti i Shqipërisë, Bjaram Begaj do shkojë në SPAK.
Sipas Kalasë, Begaj do shkojë në SPAK për pronat e ushtrisë.
Kalaja: Kemi edhe rastin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj që për mendimin tim shumë shpejt edhe ai do të jetë në SPAK për pronat e ushtrisë.
Sepse ka firmosur dhe për këtë arsye është bërë edhe president për mendimin tim sepse nuk ka mundësi tjetër.
Ka firmosur të pafirmosurat, ata që janë të paimagjinueshme për tu firmosur.
Këta ose kanë ndonjë guxim të çmendur ose nuk e di dmth.
