Çfarë do të bënte nëse do të bëhej kryeministër? Berisha: SPAK organizatë kriminale, do të ndërhyja menjëherë me Komisionin Venecias

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se nëse do të bëhej kryeministër, do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

“Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besushmë nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite. Ka një prokurori po aq politike saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. Ai qe e dekoroi Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballeshe me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët," tha Berisha.