Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, 13 persona kalojnë për gjykim në GJKKO. Kur do thirret Veliaj?

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi. 

Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.

Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaccme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit është ndarë më vete.

Kjo për shkak se, Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.

Lidhur me këtë ngjarje opozita pretendon se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndaj të cilit ka nisur edhe një hetim pasuror, në kuadër të secilit një javë më parë agjentë të BKH-së dhe prokurorë të SPAK-ut ushtruan kontrollet në shtëpinë e Erion Veliajt, zyrat be qendrës "Harabel" të bashkëshortes së tij AJola Xoxa, së cilës iu sekuestrua telefoni celular dhe qindra mijëra euro cash.

Po ashtu, është bastisur dhe banesa e vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, i cili dyshohet se ka shërbyer si lavatriçe e parave të pista të korrupsionit të dyshuar të kryer nga Erion Veliaj.