Logu: Komisioni i Venecias thotë se qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë ligjvënësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 21:55
Avokati, Marash Logu, i ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën në "Ora News" u shpreh se:
"Pyetja që mund të ngrihej apo çështja që kishte vënë për diskutim mazhoranca ishte në qoftë se Kuvendi është apo jo i detyruar të respektoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese thotë opinioni i Komisionit të Venecias është të kufizojë shkeljet që mund të kryej ligjvënësi ose pushtetet e tjera shtetërore. Gjykata Kushtetuese e ka në funksion të saj ta kufizojë ligjvënësin. Ligjvënësi në raport me Gjykatën Kushtetuese nuk është i lirë sepse një produkt i ligjvënësit, pra një ligj i caktuar shkon në Gjykatën Kushtetuese dhe kur kjo gjykatë vlerëson se ky akt është në kundërshtim me Kushtetutën e shfuqizon."
