Zhllima: Vajtja në komisionin e Venecias, cënon integritetin dhe sovranitetin e Kushtetutës së Shqipërisë
Avokati, Gylsen Zhllima i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se PS që në fillim ka shmangur gjykatën Kushtetuese duke bërë keqinterpretim të Kushtetutës dhe se vajtja në një komision jashtë territorit të Shqipërisë cënon integritetin dhe sovranitetin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Zhllima: PS që në fillim e ka shmangur gjykatën Kushtetuese duke bërë keqinterpretim të Kushtetutës, rregullores së parlamentit por edhe ligjeve të tjera të Republikës së Shqipërisë.
Vajtja në një komision jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pikë së pari cënon integritetin, sovranitetin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Çka tregon që përgjegjësia politike nuk mund të shkojë përtej kufijve të Shqipërisë sepse ndikon në mënyrë negative një opinion i gabuar i qëllimtë nga fuqi të këqija të cilët kanë për qëllim cënimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese është ajo e cila vendos për Kushtetutën dhe nuk vendos apo bazohet mbi statutin e PS-së.
Këtu kemi humbur të gjithë atë rrugën e duhur të së drejtës.
