PS-PD: Sherr për Komisionin e Venecias/ Dedaj: Pse e mban Xhaçkën kaq fortë deri aty sa bën ping-pong institucional?

I ftuar në emisionin "Drejt", nga Luan Rama, në "Ora News", ishte i ftuar gazetari Reldar Dedaj, i cili u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t'u zbatuar, me Xhaçkën po ndodh ndryshe dhe se vendimi është tepër i qartë juridikisht. 

"Tani problemi qëndron se në vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohet, janë të detyrueshme për t'u zbatuar. Ka një precedent tjetër me Koço Kokdhimën, kur ishte debutet, ishte antikushtetues. 

Ajo çfarë ndodh me mazhorancën dhe veçanërisht me Edi Ramën është që Rama ka lëshuar zv. kryeministrin. Rama ka lëshuar mikun e fëmijërisë, ish ministrin e shëndetësisë e ka lëshuar, e ke sot në burg.

Me Xhaçkën po ndodh diçka ndryshe, po bën luftë deri ku kërkon dhe kohë që e çon çështjen në Venecia sepse vendimi është tepër i qartë juridikisht. Kërkon të përfiroj kohë. Unë mendoj, lëshoj Beqajn, lëshoj Tahirin, pra në precedentin e tij ka lëshuar gjithë ato ministra. Pyetja që shtrohet është: Pse e mban Xhaçkën kaq fortë? Deri aty sa bën dhe ping-pong institucional, madje detyron edhe Venecian, e cila është pozicion këshillues."