Hoxha takim me përfaqësues të Home Office: Rritje e bashkëpunimit në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është takuar sot me zëvendëssekretarin e Dytë të Përhershëm në Home Office, Simon Ridley, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ministri u shpreh se në fokus të diskutimit ishte një çështje e rëndësishme e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. “Lufta kundër krimit të organizuar është çështje me rëndësi parësore”, u shpreh ai.

“Gjatë takimit me përfaqësues të Home Office rikonfirmuam angazhimin për të rritur bashkëpunimin operacional dypalësh në luftën kundër krimit, por edhe atë rajonal”, cilësoi Hoxha në një postim në rrjete sociale.