''Është shumë e vogël'', Kalaja: Reforma në Drejtësi prodhoi një gjykatë Kushtetuese më të dobët
Gazetari, Aulon Kalaja i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Reforma në Drejtësi ka prodhuar një gjykatë Kushtetuese më të dobët.
Kalaja: Kam pasur një pritshmëri nga Gjykata Kushtetuese e Republikës e Shqipërisë duke u nisur edhe nga Reforma e Drejtësisë e cila nisi nga lart poshtë.
Gjykata Kushtetuese është e shenjtë.
Po të shikoni në të gjitha vendet e botës Gjykata Kushtetuese ose Gjykata e Lartë janë godina shumë të mëdhaja si tempuj drejtësie.
Godinat janë madhështore që ti krijojnë idenë njerëzve që këtu bëhet drejtësi.
Ndërkohë gjykata jonë Kushtetuese është shumë e vogël.
Unë mendoj se kjo është një gjykatë më e dobët se gjykata Kushtetuese që ne kemi pasur më përpara.
Pra Reforma në Drejtësi na ka prodhuar një gjykatë Kushtetuese më të dobët.
